E Diel, 1 Nëntor 2026

Olimpiku Special rrëmben tri medalje për Shqipërinë në “Malta Open 2026”

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Notarët e Olimpikut Special Shqiptar përfaqësuan për herë të parë Shqipërinë në “Malta Open 2026”, duke dhuruar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke u rikthyer me 1 medalje ari dhe 2 medalje argjendi.

Iris Hoxha – vendi i parë në 100m stil i lirë

Gersi Troka – vendi i dytë në 50m stil delfin

Joel Gërmënji – vendi i dytë në 50m stil i lirë

Për Irisin dhe Joelin, kjo ishte edhe gara e parë ndërkombëtare e notit, duke e bërë edhe më të veçantë këtë sukses.

Ekipi shqiptar u përfaqësua nga katër sportistë: Gersi Troka, Iris Hoxha, Joel Gërmënji dhe Alisa Boçi, të shoqëruar nga trajneri Gentian Lama dhe drejtorja Kombëtare e Olimpikut Special Shqiptar, Sara Bala Muça.

Përtej medaljeve, pjesëmarrja në “Malta Open 2026” është një tjetër dëshmi e rëndësishme e zhvillimit të sportit gjithëpërfshirës në Shqipëri dhe e mundësive që sporti krijon për çdo sportist për të garuar, përfaqësuar vendin dhe për të realizuar potencialin e tij.

Mbështetja dhe krijimi i mundësive për sportin gjithëpërfshirës mbeten një prioritet i rëndësishëm për zhvillimin e sportit shqiptar.

Malta Open 2026; fotot: KOKSH 1 nga 10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›