Arrestohet sepse tentoi të përdhunonte një të mitur

Një shqiptar i moshës 22-vjeçare, i cili u arrestua nga policia helene pasi tentoi ditën e Pashkëve të përdhunonte një të mitur greke në një fshat të Katerinit, doli para gjykatës.
Shqiptari 22-vjeçar u arrestua me akuzën e tentativës për përdhunim të një 15-vjeçare, transmeton Shekulli.
Ndaj tij rëndon akuza për tentativë përdhunimi. Ai do të dalë të mërkurën e ardhshme përpara gjykatës për verdiktin final./Indeksonline/