E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahje mes kushërinjve, përdoren armë e shkopinj

Në fshatin Nagavc të Rahovecit ka plasur sherri në mes dy kushërinjve që ka eskaluar me përdorimin e shkopinjve të drurit, njofton Policia e Kosovës.

Një i qytetar nga Hoqa e Vogël që kishte ardhur mysafirë tek dajat, me ta parë ngjarjen, ka marrë një armë revolver nga vetura e tij dhe i ka shkrehur dy fishekë në ajër duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Policia e Rahavecit dhe krim teknika kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kanë arrestuar nipin me dy dajat të cilët me vendim të prokurorit të shtetit po mbahen nën masën e arrestit policor. Ndërkaq arma me katër fishekë është sekuestruar.

Ndërkaq, mbrëmë rreth orës 02:40 minuta, në Piranë të Prizrenit në restorantin “Flamuri” është zhvilluar një përleshje mes katër personave, njëri nga ta pronari i restorantit.

Në rrahje janë përdorë mjete të mprehta dhe shishe të thyera të xhamit.

Njëri nga të dyshuarit thuhet ta këtë kanos me thikë një person, viktimë e rastit. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për shkak të plagëve të marra nga shishja e xhamit.

Njësite patrulluese të policisë dhe krim teknikës kanë kryer procedurat e duhura me ç’rast kanë arrestuar tre të dyshuar, ndër ta edhe pronari i restorantit.

Është sekuestruar një armë e llojit Bloë F 2 e kalibrit 9 mm. Prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›