SHBA akuzon Qeverinë kineze për spiunazh kibernetik

Qeveria dhe ushtria e Kinës kanë sulmuar kompjuterët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, në kuadër të një fushate për spiunazh kibernetik.
Në një raport të SHBA-së për Kinën thuhet se depërtimet janë fokusuar në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës në sektorët diplomatikë, ekonomikë dhe të mbrojtjes të SHBA-së, të cilat mund t’i sjellin përfitime edhe vetë programit mbrojtës të Kinës.
“Në vitin 2012, sisteme të shumta kompjuterike në mbarë botën, përfshirë dhe ato në pronësi të Qeverisë amerikane, kanë vazhuar të jenë shënjestër për ndërhyrje, disa prej të cilave duket se i atribuohen direkt qeverisë dhe ushtrisë kineze”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Kjo është hera e parë që raporti vjetor i Pentagonit i lidh drejtpërdrejt sulmet e tilla me Qeverinë në Pekin, transmeton rel.
Kina e ka quajtur raportin “të pabazë” duke thënë se ai përfaqëson “mosbesimin e SHBA-së./Indeksonline/