Me mire te jetoj sesa te votoj i lire
Lideri i opozites Edi Rama nisi dje protestat kunder qeverise me nje tubim te pare te kryebashkiakeve socialiste. Do te jene protesta te papara thane per te tjerat ne vijimhellip. hellipPor dje ne fshatin Sukth te Durresit brenda shtepise se tyre kolibe vdiqen te vetem pa njeri prane kater femije te asfiksuar nga zjarri qe shpertheu nga nje flake qiriri qe ndriconte shtepine kolibe se nuk kishin energji elektrike. Me i madhi zoti Rama ishte Roberti vetem 13 vjec. hellipOpozita ka vendosur te protestoje se sipas saj pushteti i Kryeministrit Berisha ka vjedhur votat e 29 qershorit duke deformuar vullnetin e qytetareve shqiptare... Por dje ne shtepine kolibe ne Sukth vdiqen kater femije zoti Rama. Ata se bashku me nenen e tyre ishin shperngulur prej me se nje viti nga Dibra per tu vendosur diku ne mes te nje fushe te larget e te ftohte per te ndertuar nga fillimi jeten e tyre. Jetonin me shume pak para qe nena e vetme i siguronte nga puna e nates ne disa lokale. Ishin te varfer sa me ska thane fqinjet. Por ata nuk mund te perfitonin te tjera te ardhura nga Komuna e Sukthit se ata nuk ekzistonin ne regjistrat civile te kesaj komune po aty nga kishin ardhur ne Diber. Ata jetonin aty ne mes te fushes por asnje pushtetar nuk i shikonte ata ligjerisht ndaj refuzonin ndihmenhellip hellipOpozita do te protestoje se thote qe qeveria deshtoi te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian per faj te qeverise e cila po e mban vendin peng dhe larg proceseve integruese europiane ku cdo qytetar do te ndihej i barabarte dhe i vleresuar sa nje tjeter europianhellip Por kater femije vdiqen dje ne Sukth zoti Rama vetem pa asnje njeri prane. Me e vogla ishte Nertila vetem 3 vjec. Nena e tyre cdo nate i linte te vetem ne fatin e tyre derisa te kthehej ne mengjes per ti ushqyer rishtas e per ti nisur ne shkolle si gjithe femijet e tjere te fshatit Sukth. Babai i femijeve ishte ndare me kohe nga familja. Fqinjet thone se ai shpesh e keqtrajtonte nenen e tyre duke shkaktuar terror psikologjik tek ta. Por askush nga pushteti nuk mendoi se ketyre femijeve duhej tu jepej sigurihellip hellipDhe opozita ka thene se do te protestoje se Shqiperia po shkon drejt rrenimit ekonomik ku te ardhurat e shqiptareve po bien se cmimet po rriten se financat publike jane mberthyer nga borxhi se biznesi po rendohet nga taksathellip. ...Por ne shtepine kolibe ne Sukth vdiqen kater femije te mbetur vetem zoti Rama. Nje prej tyre ishte Vilsoni vetem 11 vjec. Shoket e tij thoshin qe luanin shpesh bashke dhe se Vilsoni u kishte premtuar se do te takoheshin serish bashke per te luajtur te nesermen. Por Vilsoni ikuhellip Iku sepse askush nga pushteti nuk u kujtua qe per keta femije qe cdo dite rriteshin vetem se nena tyre duhet te punonte shume per ti ushqyer te vinte ne dispozicion punonjesin social qe merr para nga taksat tona. Apo per tu gjetur nje strehe tjeter te sigurt per te kaluar naten. Ata ishin aty vetem ne mes te fushes se lagur dhe te ftohte te mbetur pa mbrojtje dhe kujdes.. Opozita do te organizoje protesta te papara sepse thote qe gjyqesori eshte i korruptuar se drejtesia nuk funksionon. Se shteti eshte i kapur nga mafia dhe korrupsioni dhe se cdo pjese e Shqiperise shitet e blihet nga pushtetihellip hellipPor ne shtepine kolibe ne Sukth vdiqen kater femije te mbetur vetem. Njeri prej tyre zoti Rama ishte Kasandra vetem 9 vjec. Fqinjet e tyre thone se ishin femije te bukur por te veshur keq. Jetonin ne pak metra katrore ku pasurine me te madhe pervec nje krevati ku flinin bashke te kater kishin nenen e tyre qe punonte per ti ushqyer e mirerritur. Ishin femije te urte thane fqinjet. Se ishin te urte mbeten te vetem ne varferine e tyre zoti Rama. Askush nga pushteti nuk denjoi te ktheje koken. As komuniteti i cili me dhimbje vetem verente varferine e tyre. Zoti Rama ata iken vetem se askush nga shoqeria dhe pushteti yne nuk u dha shprese hellip.. hellip.Dhe opozita thote se do te protestoje se te gjitha te keqijat e ketij vendi kane ardhur nga kutite e mbyllura ku prej me shume se nje viti flene votat qe opozita thote se i jane vjedhur. Ndaj opozita do te protestoje per qytetarin. Une nuk dua te jem konfromist zoti Rama sa mes dy te keqijave te pajtohem me te me te voglen. Por mes te drejtes per te votuar i lire zgjedh te drejten per te jetuar. Mund ti drejtohesha zotit Berisha sot Kryeminister por ky shtet dallkauk e dha verdiktin i la te vetem keta kater femije ne Sukth. Ndaj ju drejtova juve zoti Rama se bashkohem me kauzen tuaj nese proteston per keta kater femije ne Sukth qe te mos u vrasim shpirtrat si kunder iu vrane trupat. Ata po na shikojne nga parajsa. Nuk e di cfare do te thoshte Roberti Vilsoni Kasandra dhe Nertila Xheka por firmen per peticionin e protestes sime do ta firmos vetem une.