Besa humbet Bizhdili tenton te gjuaje arbitrit me tavlle
Vazhdojne problemet ne stadiumet shqiptare ndersa edhe kete here tensioni vjen nga tribuna Vip. Ne perfundim te ndeshjes Laci-Besa qe kurbinasit e fituan in-extremis me nje gol te Elio Shazivari presidenti i skuadres kavajase Nexhat Bizhdili ka tentuar te gjuaje treshen e gjyqtareve fierake te drejtuar nga kryesori Ermion Sino me nje tavlle duhani. Fillimisht u perfol se prej acarimit me arbitrimin drejtuesi i verdhezinjve ka nxjerre nje pistolete per te kercenuar xhaketat e zeza. Megjithate si policia e Lacit ashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit e kane pergenjeshtruar kete hipoteze duke saktesuar se behej fjale vetem per nje objekt te pademshem te cilin gjithsesi Bizhdili nuk ka mundur ta leshoje nga dora. Hedhja e tavlles ne drejtim te gjyqtareve mbeti vetem nje tentative pasi ai u neutralizua nga forcat e rendit qe ndodheshin ne tribunen kryesore te stadiumit. Bizhdili u shoqerua menjehere ne komisariatin e policise ndersa pas marrjes ne pyetje eshte lene i lire. Nuk behej fjale per arme zjarri por vetem per nje tavlle duhani me te cilen presidenti i Beses tentoi te godiste gjyqtaret. Gjate marrjes ne pyetje ne komisariat ai saktesoi se ishte i zemeruar me arbitrin per kartonet e verdhe edhe jo per humbjen theksuan burime prane policise se Lacit. Ne vitin 2006 Bizhdili eshte bere protagonist sepse ka gjuajtur me kepuce nga tribuna gjyqtarin Bardhyl Pashaj pas ndeshjes Besa-Kastrioti. Me fitoren 1-0 Laci ka prishur debutimin e trajnerit Gerd Haxhiu ne krye te stolit te Beses. Kjo ishte humbja e peste sezonale per kavajasit qe vazhdojne te renditen ne zonen e ftohte te klasifikimit e rrezikojne te zbresin edhe me poshte. Lacianet e Stavri Nices ngjiten ne vendin e 7-te me 14 pike aq sa kane edhe Shkumbini e Vllaznia.