Olladashi: Në tunelin e Kërrabës avancojmë 40 m çdo ditë

"Ecuria e punimeve është mjaft e mirë. Gjithçka po shkon mbarë. Cilësia e shkëmbit gjeologjikisht ka dalë shumë e mirë. Kjo na bën të mundur avancim të punimeve me rreth 40 m në ditë në tunel", tha Olldashi.
Ministri tha se 45 % e vlerës së autostradës është kursyer nga procedurat e tenderit duke bërë që një 1 km rrugë të kushtojë 9 milionë euro.
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj tha se megjithëse flasim për një kredi të mirë, kredi të butë, ai mbetet borxh gjithsesi. “Mbetemi të shqetësuar për cilësinë e punimeve dhe projektit".
Ministri i Financave Ridvan Bode tha se, kjo është vepra më e madhe infrastrukturore e këtij mandati të maxhorancës. “Kosto fillestare e projektit u llogarit 407 milionë dollarë. Pas procedurave të prokurimit publik, kosto e saj zbriti në 290 milionë dollarë dhe sipas prokurimeve më të fundit zbret diku te 260 milionë dollarë", tha Bode ./Start/
2012-02-09 15:08