28 komuna të bllokuara nga dëbora

Lidhur me situatën në akset rrugore kombëtare, Olli tha se të kalueshëm me vështirësi me zinxhirë janë segmentet në zonën e Tropojës, aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë në zonën e Pukës dhe Krastë - Bulqizë në zonën e Dibrës. “Akset e tjera janë të hapura dhe po i kthehen normalitetit”, shtoi drejtori i emergjencave.
Olli theksoi se zonat më problematike janë Tropoja, ku të gjitha komunat vijojnë të mbeten të bllokuara; Puka, ku ende mbeten të bllokuara disa komuna; si edhe zona e Dibrës, ku po hasen vështirësi.
Ai bëri me dije se gjatë ditës së sotme u nisën me helikopterë të ushtrisë drejt Pukës, pako me ushqime dhe detergjente. “Këto ishin dërgesat e para të kësaj natyre, ndërkohë që priten të tilla gjatë ditës së sotme edhe në zonat e tjera të bllokuara në Tropojë e Dibër”, u shpreh Olli.
/Start/E.B/
2012-02-09 15:54