Berat, 30% e aktëve të pronësisë, të pavlefshme
Berat- Në një takim me kryetarët e komunave në rrethin e Beratit u distuktua mbi problematikën e rregjistrimit të akteve të pronësisë të tokave bujqësore .
Me inisiativën e Prefektit të Qarkut Berat jemi mbledhur me përfaqësues së pushtetit vendor kryetar të komunave dhe bashkive për të diskutuar mbi problemet e pronësisë mbi tokën bujqësore. Në këtë takim kemi sqaruar të gjitha proçedurat që realizojnë komisionet zgjedhore në lidhje me shqyrtimin e vlefshmerisë së krijimit të titujve të pronësis në tokën bujqësore dhe në mënyrë të veçantë me të drejtat që kanë qytetarët në lidhje me këto tituj pronesie- tha Majlinda Bozgo, drejtore e sekretariatit teknik pranë Komisionit Qeveritar të Tokës.
Fakt përben se në qarkun e Beratit rreth 30% e aktëve të pronësisë janë pa elementë të sigurisë. Ndërkohë që pas proçesit të verifikimit rezulton se këto akte ligjore të pronësisë, të cilat kanë rezultuar pa elementët përkatës të sigurisë edhe në zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme të qarkut do të rezultojnë të tilla, atëherë ato do të quhen të pavlefshme.
Shkrime të tjera me interes: