E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Ahtisaarit do të implementohet edhe në veri

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që shtojnë trysninë mbi Serbinë për largimin e strukturave paramilitare nga Kosova.

“Nëse Bashkimi Evropian nuk e ndërlidh largimin e strukturave kriminale serbe nga Kosova me dhënien statusin e kandidatit për Serbisë, ata duhet ta dinë se në veri të vendit do të krijojnë një konflikt afatgjatë”, ka shtuar ai.

Hoxhaj ka thënë se pas 20 vjetëve, Serbia duhet të pranojë që fati i saj nuk gjendet jashtë, por brenda Serbisë.

"Serbia duhet t’i largoj sa më shpejt nga vendi ynë strukturat paramilitare dhe kriminale. Derisa kjo nuk do të ndodh nuk do të ketë qetësi dhe siguri në rajon“, ka thënë Hoxhaj për “Der Standard”.

Ministri Hoxhaj paralajmëron që shumë shpejt edhe në veri do të implementohet Plani i Ahtisaarit.

"Të gjithë ata që thonë, apo propozojnë diçka tjetër për komunat e veriut, nuk e kanë lexuar dhe nuk e kanë kuptuar, dhe po ashtu ata nuk e kuptojnë situatën as në Kosovë e as në Ballkan”, ka thënë Hoxhaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›