Parkimi tokë e xanun për pronarët e lokaleve
Tiranë – Gjetja e një vend- parkimi në kryeqytet është kthyer tashmë në një torturë të vërtetë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Kemi një fluks makinash që qarkullojnë çdo ditë në kryeqytet dhe problemi kryesor i tyre mbetet parkimi, pasi Tirana është i vetmi kryerqytet në Europë që nuk ka një parking publik.
Policia bashkiake përpara dy javësh ndërmori një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit ambulante, por edhe për lirimin e vëndeve të parkimit ku pronarë të lokaleve të ndryshme bllokojnë me mjete rrethanore vëndet e parkimit për automjete e tjera.
Pavarësisht kësaj, duket se kjo nismë nuk rezulton e suksesshme, sipas një investigimi që ka bërë gazeta IDEA në terren, rezulton që në shumicën e vëndeve pranë lokaleve në Tirane rruga vazhdon të jetë e zënë nga mjete rrethanore si tavolina , karrige , kova thase apo mjete te tjera për bllokimin e vendeve të parkimit.
Sipas kodit rrugor është e jashtëligjshme çdo gjë tjetër e vendosur në rrugë si mjete bllokuese. Ligji thekson se parkimi i rezervuar është vetëm ai që shënohet me sinjalistikën e nevojshme për të gjithë automjetet .
Mesa duket shkelësit e ligjit në Shqipëri po dalin gjithnjë fitimtar për sa kohë askush si ndalon dhe ndëshkon ata.
Ergisa Cenuka/IDEA
Shkrime të tjera me interes: