Olldashi: Akuzat tek Wikileaks për mua qesharake. Të verifikohen
TIRANË-Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi i ka cilësuar të pabaza dhe qesharake akuzat e fundit bërë në adresë të tij, e publikuar nga Wikileaks në një prej kabllogrameve për Shqipërinë.
Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Olldashi, teksa ishte në një konference shtypi për turizmin, ka deklaruar se së pari burimi prej nga dalin duhet verifikuar.
“Nga ato që munda të lexoj në shtyp se nuk kam parë versionin anglisht, stili nuk më duket zyrtar, por më tepër si thashetheme balkanike, sesa referuar nga një administrate serioze si ajo e SHBA”- tha Olldashi, duke shtuar se janë statistikat që duhet t’i referohemi.
Më tej Olldashi i është referuar kohës kur ka qënë Ministër i Brendshëm.
“Unë kam pasur fatin të jem Ministër i Brendshëm, të drejtoj politikisht një institucion në kohë të ngjeshur aktiviteti kundër krimit dhe trafiqeve dhe kam pasur fat të kem rezultate shumë të mira të certifikuara nga DASH, SHBA dhe të tjerë partnerë ndërkomëtarë”.
Olldashi thekson se është gati të vihet para institucioneve të japë llogari. Sipas Olldashit, nëse cilido shqiptar, ndërkombëtar, alien arrin të provojë një grimë fajësie, jo për ato, por shkelje ligj të cfardolloj, ai është i gatshëm të mbaj përgjegjësitë, ligjore, politike, qytetare.
“Pavarësisht burimit apo spekulimit, momenti që një ministër përmendet për akuza monstruoze, meriton një shqyrtim dhe unë jam i gatshëm të vihem në dispozicion të institucioneve, të raportoj para kuvendit, kryeministrit dhe cdo qytetari mbi 18 vjec, gjithkujt që do të di se si kam funksionuar unë gjatë detyrave të mia”- tha ai.
Në një kabllogram sekret që ish-ambasadori amerikan Ëithers ka dërguar në Departamentin e Shtetit në gusht 2009, një vit para se të përfundonte mandatin, Withers raporton për të gjitha lidhjet e disa deputetëve me krimin e organizuar. Mes shumë emrave, për Olldashin citohej:
“Sokol Olldashi: Ministri aktual i Punëve Publike dhe Transportit, dhe deputet i PD-së në Fier, dyshohet për kontrabandë mallrash dhe narkotikesh. Prova rrethanore e lidhin Olldashin me Fatmir Kajollin në Fier, për të cilin ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, përdori një skemë për ta liruar nga burgu për të vepruar si komisioner”.
Ndërkohë nga ana e së majtës, emri tjetër i lakuar ishte ai i Gramoz Rucit, ku Withers madje sillte në vëmendje se SHBA i ka hequr dhe të drejtën për të marrë vizë amerikane.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Olldashi: Akuzat tek Wikileaks për mua qesharake. Të verifikohen