Flet per ABC News shoku i policit te vrare Si me vdiq ne duar
Tetëqind familje të fshatrave Grykës i Madh dhe i Vogël të komunës Pajovë kanë ujë në banesat e tyre falë aktit vetëmohues të punonjësit të policisë Sabit Caka, i cili u vra në përballjen me grabitësin e transformatorit të pompës që i furnizonte ata me ujë.
Agim Hajdari, koleg Sabitit në një intervistë ekskluzive për “ABC News” ka rrëfyer momentet para të marrjes së informacionit në sallën operative deri kur ka parë shokun t’i vdiste ndër duar.
Edhe banorët e fshatit shprehin mirënjohjen për aktin heroik të punonjësit të policisë së shtetit.
Të shtënat në ajër kanë shoqëruar momentin e vendosjes së arkivolit me trupin e pajetë të punonjësit të vrarë të policisë së shtetit Sabit Caka, në varrezat e Dëshmorëve.
Nuk munguan lotët në sytë e punonjësve të hekurt të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve, kolegë të Sabitit, me të cilët ai deri në orën 23:00 të mbrëmjes së të enjtes shkëmbente batuta dhe shaka mes tyre.
Agim Hajdari, epror, koleg dhe shok i Sabitit e ka mjaft të vështirë të flasë sot për të.
Në dy orë kanë ndodhur aq shumë.., saqë ende Agimi e ka të vështirë ta besojë. Kanë marrë detyrën, kanë bërë shaka me njëri-tjetrin, kanë dalë bashkë në shërbimin për verifikimin e një informacioni për tentativë grabitje të një gjeneratori, ku dhe ka parë shokun ti vdiste ndër duar……
Nuk është se Agimi është i dobët dhe s’i mban dot lotët prej burri, por është dhembja kaq e madhe.
Është e pamundur të vazhdojë rrëfimin e tij rreth detajeve sesi rrodhën ngjarjet, por padyshim që do të jetë një moment që nuk ka për ta harruar kurrë…
Detyra ishte e zakonshme për shërbimet e policisë, por që prej saj varej furnizimi me ujë I 800 familjeve. Ishte pompa e ujit që furnizonte këto familje të fshatit Grykë e Madhe, e cila furnizohej nga transformatori që tentonte të grabiste Luan Tabaku. Islam Sinanin, banor të fshatit e kemi gjetur pikërisht në vendin ku qëllua për vdekje Sabiti.
Padyshim që për familjarët humbja është shumë e madhe; për kolegët e të njohurit do të jetë e pazëvendësueshme; por edhe banorët e Grykësit të Madh do e mbajnë mend gjatë punonjësin e policisë së shtetit; baba i katër vajzave dhe i një djali; që sakrifikoi jetën e tij për arrestuar hajdutin, për të mos e lejuar të vidhte transformatorin dhe për të mos i lënë ata pa ujë.