E Diel, 1 Nëntor 2026

Liber per emigrantet Te njohim gjuhen amtare dhe kulturen shqiptare

“Të njohim gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”, ky është libri i ri që Ministria e Arsimit ka përgatitur posaçërisht për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të emigrantëve që duan të mësojnë gjuhën shqipe.

Javën e ardhshme 8 mijë e 500 tekste me njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme do të shpërndahen falas në gjithë ato shtete ku jetojnë shqiptarët.
Gjatë këtij viti shkollor, kryetarët e shoqatave të emigrantëve kanë shprehur shpesh shqetësimin për mos dërgimin në kohë të librave për mësimin e gjuhës shqipe.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit ka synuar që në shkollat ku ka shumë fëmijë shqiptarë, mësimi i gjuhës shqipe të futet si lëndë e dytë, por kjo iniciativë ka gjetur zbatim vetëm në disa shkolla të Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›