E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Bashkia s'ka projekt për sheshin "Skënderbej"

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha sot se bashkia e Tiranës nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e sheshit Skënderbej edhe pse fondet nga qeveria i janë dhënë prej dy vitesh.
Pak orë pasi kryeministri Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e qeverisë se sheshi kryesor i Tiranës është në gjendje të mjerushme dhe "po na nxin faqen", Ministri Olldashi mbajti një konferencë për media në të cilën tha se Bashkia e Tiranës refuzoi ndihmën e Qeverisë në vend që të bashkëpunojë për përmirësimin e infrastrukturës publike në shërbim të qytetarëve.
Duke iu referuar akuzave të kryebashkiakut Rama se qeveria ka zvarritur shpronësimet, Olldashi tha se Bashkia nuk ka projekt për sheshin Skenderbej.
"është kontraktuar një fond, 10 milionë USD ndihmë e qeverisë kuvajtjane që kur kryeministri i Kuvajtit vizitoi Tiranën dy vite më parë, fondi i është ofruar Bashkisë dhe Bashkia e ka sorollatur këtë çështje", akuzoi Ministri Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›