E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruajtja e të dhënave personale, kom. i ligjeve i pakënaqur nga komisionerja

Mbrojtja e të dhënave personale është parë nga komisionerët demokratë të ligjeve si një punë e parealizuar nga institucioni i ngritur vetëm një vit më parë. Raportimi i komisioneres për mbrojtjen e të dhënave personale Flora çabej në komisionin e ligjeve është shoqëruar me një sërë kritikash pasi komisioni i ligjeve ka konstatuar se në Shqipëri shkeljet e privatësisë janë një realitet që duhet të marrë fund. Ky është edhe thelbi i rezolutës që komisioni do t'ia propozojë Kuvendit për miratim, resolutë ku kërkohen masa urgjente në mbrojtje të të dhënave personale
Ndërkaq komisionerja për mbrojtjen e të dhënave Flora çabej ka theksuar se puna është përqëndruar tek hartimi i një kuadri të plotë ligjor por edhe tek sensibilizimi i qytetarëve dhe subjekteve kontrolluese pasi institucioni ka vetëm rreth një vit që është ngritur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›