Rregullimi i sheshit "Skënderbej", Bashkia: Tirana s'ka nevojë për asfaltim qeveritar
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministit Berisha në mbledhjen e qeverisë ka kritikuar punën e Edi Ramës si kryebashkiak i Tiranës, duke theksuar se qeveria do të marrë përsipër asfaltimin e tij.
"Tirana nuk ka nevojë për asfaltin qeveritar në sheshin 'Skënderbej' për të thelluar gropën e autonomisë vendore e për të krijuar një ngjarje 'alla Zog i Zi' ", thuhet në reagimin e Bashkisë.
Sipas bashkisë fillimi i punimeve në sheshin 'Skënderbej është çështje ditësh dhe mundësia për qarkullimin e makinave, pasi të fillojnë punimet, është sfida për të cilën qeveria është e mirëpritur të kontribuojë me fondin e nevojshëm për hapjen e aksit të mbetur të unazës së vogël.