E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Hondurasit, nesër takim me krerët shqiptarë

Presidenti i Republikës së Hondurasit mbërrin në Tiranë nesër për një vizitë 8-orëshe. Kreu i shtetit të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa do të vijë nga Prishtina, ndërkohë që në Shqipëri do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore.
 

Sosa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit mëngjesin e së dielës dhe do të pritet nga homologu shqiptar, Bamir Topi, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.Presidenti i Hondurasit do të takohet edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha.

Vizitës së presidentit të Hondurasit i paraprin ajo në Prishtinë në datën 3 shtator, ku pritet të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›