E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i kompanisë AIG do të dëshmojë para një komisioni të Kongresit amerikan

Drejtori Ekzekutiv i firmës së sigurimeve, American International Group, ose AIG, Eduard Lidy do të përballet sot me pyetje të vështira gjatë seances së një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.

Shumë ligjvënës kanë shprehur zemërim dhe pakënaqësi për vendimin e kësaj firme, që ishte në prag të falimentimit, për t'u dhënë shpërblime prej 165 milion dollarësh drejtuesve të saj, ndërkohë që vetë firma merrte fonde federale nga paketa e shpëtimit ekonomik.

Sekretari i Thesarit, Timothi Gajtner ka thënë se kompania AIG do të detyrohet të paguajë qeverinë, për të kompensuar taksapaguesit për shpërblimin e ekzekutivëve.

Në një artikull redaksional të botuar në gazetën "The Washington Post”, zoti Lidy thotë se është e vetëdijshëm rreth zemërimit të publikut amerikan lidhur me shpërblimet. Ai thotë se kompania AIG ka pakësuar ndjeshëm kompensimet për zyrtarët e lartë dhe zotohet të ripaguajë qeverinë nëpërmjet metodave të ndryshme, përfshirë transferimin e pasurive të vlefshme dhe mbylljen e sektorit të saj të dhënies së kredive.    (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›