E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Ristani Brenda muajit shtator do te djegim fletet e votimit



Pas dekretimit te dates se zgjedhjeve per pushtetin lokal eshte vene ne levizje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili pritet qe brenda ketij muaji te vendose djegien e fleteve te votimit. Kreu i KQZ-se Arben Ristani ka deklaruar se tashme qe eshte vendosur se zgjedhjet do te mbahen me 8 maj KQZ-ja duhet te hartoje nje plan pune dhe te pergatitet per kete proces pergatitje qe perfshin respektimin e nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor per cuarjen e materialeve zgjedhore ne arkiv dhe djegien e fleteve te votimit. Sipas Ristanit do te kete nje mbledhje te KQZ-se kete muaj per te marre edhe vendimin qe percakton fatin e fleteve te votimit. Nderkaq Ristani ka nenvizuar rendesine e reformes zgjedhore ne permiresimin e disa ceshtjeve qe rezultuan problematike ne zgjedhjet e kaluara. Vecanerisht Ristani ka kerkuar ndryshime ne ligjin per ndarjen territoriale nje ligj i cili kerkon 84 vota dhe nuk mund te miratohet pa konsensusin e opozites.
Djegia e fleteve te votimit eshte nje vendim qe eshte paralajmeruar nga kreu i KQZ-se kohe me pare pavaresisht se opozita e ka cilesuar kete akt si te papranueshem.

7 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›