E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet edhe me 2 muaj reforma zgjedhore

Kodi

Kuvendi i Shqiperise ka shtyre me dy muaj afatin e Komisionit te posacem per Reformen Zgjedhore. Me 121 vota pro dhe nje abstenim Kuvendi vendosi qe afati i ketij komisioni te jete deri me 30 prill. Kryeparlamentarja Topalli u shpreh se kerkesa per shtyrjen e afatit ka ardhur nga dy bashkekryetaret Ilir Rusmali i PD-se dhe Damian Gjiknuri i PS-se. Abstenimi i votes erdhi nga deputeti i PS-se Andis Harasani. Po dje ne hotel Rogner u zhvillua nje tryeze e rrumbullaket per menyren e organizimit dhe administrimit te zgjedhjeve. Per here te pare Partia Socialiste ka zbuluar nje ide te pergjithshme se si do te duhet te jete administrata zgjedhore. eshtja e pare ne diskutim a duhet dhe a mund te jete ajo e depolitizuar dhe e drejtuar nga nepunes publike Kuptohet eshte shume e thjeshte te gjesh modele qofte edhe te depolitizuara qe i kane vendet e tjera por pyetja e pare qe duhet ti shtrojme vetes eshte a kemi ne nje shoqeri te depolitizuar dhe e dyta a kemi ne nje administrate publike te depolitizuar Une vertet do te doja te kishte nje administrate permanente te administrimit te zgjedhjeve kjo do te ishte perfekte ne kushtet e Shqiperise me njerez qe kishin frike ligjin por fatkeqesisht e dime qe ketu kemi raste kur jane kapur me presh ne duar dhe nuk eshte denuar njeri - tha socialisti Damian Gjiknuri. Bashkekryetari socialist i Komisionit per Reformen Zgjedhore pranon se opozita ende nuk ka perpunuar nje ide perfundimtare mbi kete pike per shkak te kompetencave te rendesishme qe ka maja me e larte e piramides se zgjedhjeve dhe qe sipas opozites krijoi probleme te renda ne zgjedhjet e fundit duke ndikuar edhe ne rezultatin e Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›