PR, Mediu: Interesi kombëtar, mbi atë personal

Fatmir Mediu
TIRANE- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në Asamblenë e Partisë Republikane të Shqipërisë, duke patur parasysh 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian, tha se ky është një moment kritik për shqiptarët, pasi duhet treguar se interesi kombëtarë duhet të jetë mbi atë personal.
Ne jemi në një moment të rëndësishëm, sepse kemi shansin për të treguar se mund ti përmbushim në kohë detyrimet që na ka vënë BE-ja. Por edhe moment kritik, sepse për shkak të mosmarrëveshjes mund ta lëmë jashtë BE-së vendin për një kohë të gjatë.- tha Mediu.
Mediu kritikoi qëndrimin e Partisë Socialiste, dhe duke iu referuar zgjedhjeve të fundit vendore tha se; Zgjedhjet ishin një thirrje që Rama të gjejë rrugën drejt realizimit të qëllimeve të shqiptarëve. E papranueshme që PS me qëndrimet e saj krijoi ngërçe që kthehen në një kosto të madhe për shqiptarët.- tha ai.
Komisioni i reformës zgjedhore është i kontrolluar vetëm nga dy partitë, prezenca jonë nuk ka ansjë ndikim për ta. Ky proces duhet të jetë proces transparent me mediat dhe opinionin publik.- tha Mediu.
Gjatë fjalës së tij, Mediu bëri disa propozime për Kodin Zgjedhor, ku thekosi se të gjitha propozimet tona kërkojnë kthimin e Kuvendit në një vend përfaqësues për shqiptarët, ku ka vlerë etika, interesi kombëtare, dhe jo sharja dhe fyerja.
Më tej, duke folur për një ridimensionim të së djathtës, Mediu u shpreh se e djathta shqiptare ka shanse për të vazhduar reformat. Kjo kërkon në rikonceptim të marrëdhënive në të gjitha nivelet. Kërkon që çdo subjekt të maksimalizojë punën dhe votat.
Sipas tij, suksesi i së djathtës duhet të bazohet në analizën dhe ridimensionimin e qëndrimeve, duke mos injoruar asnjë nga qytetarët shqiptarë.