Olldashi: LSI-ja është çetë parash. Kritika ndaj Berishës: Pasionant
Tiranë- I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, Sokol Olldashi, kandidati për postin e kreut të PD-së pas dorëheqjes së Sali Berishës ka deklaruar se demokratët do të ndërtojnë një kartë të re morale përmes së cilës do të rikthehen sërish në pushtet.
Olldashi u shpreh i bindur se do të jetë fitues i garës së 22 korrikut, por tha se do të njohë edhe rezultatin e kundërt.
Për zotin Berisha kam të vetmen vërejtje është pasionant, por është dialogues, ka vullnet të jashtëzakonshëm është njeri shumë i fokusuar në objektivat e tij. Sa u përket hamendësimeve se ai parapëlqen njërin kandidat, ju them se zoti Berisha e ka bërë të qartë se nuk do të ndikojë në proces dhe nuk ka asnjë të parapëlqyer,- tha Olldashi.
I pyetur nga Fevziu se cilat ishin shkaqet që PD-ja humbi më 23 qershor, Olldashi tha se ‘ishte mosgoditja e LSI-së’, që sipas tij nuk është parti, por ‘çetë parash’.
Ndoshta për forcë zakoni ne fushatën tonë e ndërtuam në gjithë vendin në goditje të PS-së, por lamë jashtë vëmendjes LSI-në,- tha Olldashi.
Olldashi tha se anëtarët e regjistruar në parti pas 15 majit nuk do të mund të votojnë për kreun e ri të PD-së.
Olldashi i kërkoi anëtarësisë për ta votuar për të mbshtetur liritë brenda partisë dhe zhvillimin e një programi që do ta risjellë PD-në më të fuqishme se kurrë në pushtet.