Presidenti Nishani: KLD-ja është e pavarur. Sulmet ndaj nesh, të pabaza
Tiranë- Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh sot paradite me një sërë çështjesh për të shqyrtuar, ku spikati miratimi i rregullores së brendshme të këtij insitucioni.
Në fjalën e hapjes Presidenti Bujar Nishani, njëherësh edhe kryetar i KLD-së tha se sulmet ndaj këtij insitucioni janë të pabaza.
Nishani duke vlerësuar punën e KLD-së tha se ai është institucion që funksionon në mënyrë të pavarur.
“Vetëm mbi bazën e ligjit e Kushtetutës”. Nishani tha se ky KLD-ja ‘ka sjellë një model të ri të vlerësimit të gjyqtarëve sipas meritës’.