E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: PD, me një platformë për rrëzimin e Edi Ramës

18-07-2013 / Gazeta 55

Kandidati për kreun e PD, takime në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë


Kandidati për kreun e ri të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi vijoi me prezantimin e platformës së tij në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë. Në takimet me anëtarësinë e PD-së, Olldashi vlerësoi faktin se kjo parti duhet të ndërtojë një platformë për tu rikthyer shpejt në shumicë qeverisëse, duke përdorur si potencial opozitar të gjithë kontingjentin e qytetarëve që preken nga mashtrimet e kundërshtarit politik, i cili ende pa marrë pushtetin rrëzoi boshtin e premtimeve elektorale. “Ne, këtë duhet ta kthejmë në potencial opozitar, duhet të trokasim në çdo derë biznesmeni të vogël dhe t’i themi zotëri të gënjeu, hajde me ne në opozitë. Rrëzoi premtimin për shëndetësinë falas, duhet t’i drejtohemi të gjithë atyre që e besuan këtë premtim dhe t’i themi zotëri ju gënjeu, hajdeni me ne në opozitë. Duhet t’u drejtohemi të gjithë atyre që i mashtroi për legalizimet dhe t’u themi, zotërinj ju gënjeu. Pa ardhur akoma në pushtet, nuk nisi me legalizimet, por nisi me shkatërrimet, ejani me ne në opozitë”, u shpreh ai. Në takimet me anëtarët dhe drejtuesit politikë të PD-së në Delvinë dhe Sarandë, Olldashi foli edhe për riformatimin e strukturave politike duke kërkuar rikthimin e përfaqësimit politik tek anëtarësia. Kandidati për kreun e ri të PD-së përforcoi deklaratat se rikthimi i vendimmarrjes politike dhe administrative, nga grupet e punës tek strukturat bazike, korrigjon një proces me peshë në jetën e brendshme politike të PD-së, pasi iu kthen pushtetin, degëve të partisë në rrethe.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›