Olldashi: Po nisim me Bashkinë e Durrësit çmontimin e bombave me sahat të Edvinit e bashkëpunëtorëve të tij
Konferenca e plotë për shtyp e Ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, lidhur me kallëzimin penal për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, i cili ka lejuar ndërtimin e 9 kateve, mbi lejen e ndërtimit, duke vënë në rrezik jetën e banorëve
Doja t”ju njoftoja që sot Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit, ka depozituar në prokurorinë e rrethit Durrës, një kallëzim penal në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Z.Vangjush Dako.
Objekti i kallëzimit është ky pallat që ka 9 kate mbi lejen e ndërtimit. Pallati sot ka mbërritur në 21-kate, ndërkohë që leja fillestare e dhënë në vitin 2001, nga ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Z.Miri Hoti, ka qënë fillimisht për 12-kate, më pas me një shtesë mbi lejen në vitin 2003 janë janë akorduar dhe 2-kate të tjërë, pra nga 12-kate ka vajtur 14-kate. Ndërkohë ndërtuesi ka shtuar mbi 12-katet tashmë të shitura dhe ku banojnë qytetarë me familje, ka shtuar 7-kate.
Për këtë pallat, Bashkia e Durrësit ka marrë një vendimprishje dhe e keqja është se ky vendim prishje nuk po ekzekutohet. Kemi paraqitur sot kallëzimin penal për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, për lejimin e një ndërtimit 7-kate mbi një pallat, gjë që e bën këtë pallat të rrezikshëm për banorët që jetojnë aty. Në analizën e ekspertëve të Inspektoriatit Kombëtar Urbanistik ky pallat është më një rrezikshmëri shumë të lartë për jetën e banorëve që janë brenda tij. Prandaj do ti kërkoja kryetarit të Bashkisë së Durresit që të ndërhyjë menjëherë, duke qënë autoriteti i vetëm kompetent për të prishur këtë shtesë mbi këtë pallat , për realizimin e prishjes dhe për më tëpër të ndërhyje urgjentisht për evakuimin e banorëve që janë ditë, natë në mënyrë të pandërprerë në rrezik përmanent. E ritheksoj se situata në këtë ndërtesë eshtë përtej cdo rreziku të imagjinueshëm. Ai nuk është më një pallat, por është një bombë me sahat e aktivizuar, që mun të pëllcas nga momenti në moment dhe të shkakëtoj viktima në banorët që janë në atë pallat. Ka muaj që duhet të ishte prishur, ka muaj që nuk po prishet dhe jo vetëm që nuk po prishet por sikurse mund ta shihni nga fotografitë këtu vazhdon ndërtimi për shtatpalë qefe, dhe ky nuk është një ndërtim që është diku në periferi dhe nuk bie në sy .Është ndërtim më i lartë në qytetin e Durrësit dhe është në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore të këtij qyteti ,atë të Bulevardit kryesor ose rrugës Tregtare dhe rrugës Skëndërbej që është aksi kryesor i qytetit të Durrësit.
Ky ka qënë shkaku që sot kemi paraqitur pranë prokurorisë së Durrësit kallëzim penal për Kryetarin e Bashkisë,Z.Vangjush Dako.
...