E Diel, 1 Nëntor 2026

Florjon Mima: Rama ktheu zonat e planifikuara për kopshte dhe çerdhe në pallate shumëkatëshe për hesap të Arjan Leskajt

Pas një serie denoncimesh nga gazeta "55", Partia Demokratike reagon ndaj aferës së radhës korruptive të klanit mafioz në Tiranë


“Para tre ditësh deputetët Përnaska, Stazimir, Shehu dhe unë kemi denoncuar një rast flagrant të shkeljes së një vendimi të KRT-së të Tiranës, nga vetë Bashkia e Tiranës.  Bëhet fjalë pranë zonës së Ali Demit për kuadratin S -15 i cili në Mars të vitit 2005 figuron i destinuar për ndërtimin e objekteve para shkollore, kopshte dhe çerdhe . Në atë bllok ndodhen dy blloqe të mëdhaja banimi të dhëna për firmën “Matriks’ SHPK në pronësi të shtetasit Leskaj. Shkelja e dytë që kemi denoncuar ka të bëjë me spostimin e lumit të Lanës dhe afrimin e tij në një distancë prej më shumë se 300 metrash me arsyen e vetme që rruga e cila shoqëron Lanën që do të jetë rruge kryesor, njësoj si Bulevardi “Zhan D’ark” të afrohet në derë të këtij objekti. Sot jemi njohur me një pronocim të të pronarëve të tokës, janë familja Maçi. Jam këtu për të siguruar familjen Maçi, por dhe çdo banor tjetër që ka titull pronësie në atë bllok se ne jemi të bindur, absolutisht, që ata ta gëzojnë dhe ta zhvillojnë tokën e tyre.  Denoncimi jonë nuk ka pasur të bëjë fare me cënimin e të drejtave pronësore të kësaj familje, por edhe familjeve të tjera. Gjithashtu jam këtu për të konfirmuar patundëshmërinë tonë se jemi të bindur që të gjithë ata që kanë cënuar ligjet, në sekretariatin teknik të Bashkisë së Tiranës, por edhe në Ekzekutivin e Bashkisë së Tiranës, do të përgjigjen për këto shkelje flagrante të ligjit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›