Dogana: Investigimet për 'Virgin' kanë nisur në mars 2010
TIRANË- Drejtoria e Doganave në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se investigimet për kontrabandën e naftës kanë nisur që në mars, duke i paraprirë denoncimeve të Priftit.
Zëdhënësja e doganave Elvana Bicolli deklaroi sot se drejtoria e doganave ka vënë ne dispozicion të organit hetimor të prokurorisë të gjitha të dhënat që skandali i naftës të zbardhet sa më parë.
Ndërkohë Bicolli bën me dije se institucioni që ajo përfaqëson po bashkëpunon me doganën italiane në lidhje me cështjen e shpërdorimit të naftës së shtetit.
Pas operacionit të së premtes mbrëma nga Prokuroria në bashkëpunim me Task Forcën, nisi një valë arrestimesh mes tyre doganier, biznesmenë dhe tatimorë.
(e.m/BalkanWeb)