Olldashi: Presim hetimet për shkakun e aksidentit

Sipas ministrit, nga të dhënat paraprake mësohet se nuk kanë qenë kushtet e rrugës shkak i aksidentit.
Olldashi konfirmoi se të gjitha strukturat e shtetit janë mobilizuar për të përballuar situatën, ndërsa konfirmoi se po bëhen përpjekje titanike për të shpëtuar çdo jetë.
“Si përfaqësues i qeverisë gjendem pranë për dhënien e çdo asistence jomjekësore për të bërë koordinimin e institucioneve që mund të japin ndihmë mjekësore”, deklaroi Olldashi.
Duke u kërkuar përfaqësuesve të medias të jenë të kujdesshëm në publikimin e çdo emri, ministri njoftoi se Ministria e Brendshme po bën verifikimin dhe identifikimin e plotë të atyre që kanë humbur jetën.
/Start/
2012-05-21 20:58