E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Solidarizim me dhimbjen e papërmasë

“Në këto momente tronditjeje, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor shkojnë pranë të afërmve, familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie, me lutjen që Zoti t’u japë forcë të përballojnë dhimbjen e që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për personelin e shërbimit mjekësor, forcat e policisë e të ushtrisë, pushtetit lokal dhe banorëve të zonës, për ndihmën e menjëhershme e të pakursyer dhënë të  plagosurve, për të cilët po bëhet e pamundura që të kenë shërim sa më të shpejtë.

Topalli shpreh mirënjohjen për të gjithë qytetarët që në solidarizim me këtë dhimbje të papërmasë po dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.
/Start/

                                                                                             2012-05-21 20:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›