Olldashi: Prioritet rruga Tiranë-Elbasan
Projekti më madhor për 2012 është rruga Tiranë-Elbasan. Ky ka qënë vlerësimi i dhënë nga Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë analizës së punës për vitin e shkuar, sikundër dhe një panoramë të objektivave për vitin 2012.
Nëse do të më duhej ta përmblidhja me një fjali, do të thotë se objektivi më madhor do ishte dritë në tunelin e Krrabës.
Shumë shpejt, më shpejt nga sa e mendoni ju do të shohim dritë në këtë tunel dhe do ndërtohej e gjithë rruga Tiranë-Elbasan,-tha më tej Olldashi.
Gjatë fjalës së tij, Olldashi theksoi se objektivi më madhor gjatë vitit 2011, ka qënë ai i ndërtimit të rrugëve, sikundër dhe ndërtimi i rreth 145 objekteve të Ujsjellës-Kanalizimeve dhe i 1.138 banesave sociale.