E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Twitter në shkolla. Dërrasa e zezë eleminohet

Zhvillimi i teknologjisë ka afektet e saj pozitive dhe negative, por një rrugë tejet interesante është gjetur nga mësuesit në Francë, për tu mësuar fëmijëve gjuhën e tyre amtare.

Kështu, në disa shkolla franceze, mësuesit janë mbështetur tek Twitteri për të mësuar fëmijët si të lexojnë dhe të shkruajnë. “140 karaktere janë të përshtatshme për të mësuar”- janë shprehur më tej edukatorët.

Sipas tyre, kjo mënyrë është tejet efektive, pasi gabimet fshihen në kohë reale, sesa ato të hedhura në letër dhe kjo eliminon fajin e gabimit.

Eksperimenti sa i takon rrjeteve sociale nëpër shkolla ka filluar në muajin shtator, ku studentët shkruajnë brenda 140 karaktereve. Nëqoftëse në shkollat e tjera nëpër botë, studentët shkruajnë në dërrasën e zezë, tashmë kjo metodë nuk funksionon.

Në dritë tashmë ka dalë një ekran gjigant në të cilën shfaqen mesazhet e twitterit në klasat e tjera në Francë, Belgjikë dhe Kanada. 140 karakteret në Twitter kanë qënë shumë të përshtatshme për nevojat e tyre arsimore -thonë më tej mësuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›