E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga Bajerni 6 shuplaka Hamburgut edhe per Interin

Roben shenoi tre gola. Riberi ishte njeri nga lojtaret me te mire te takimit

Bajerni i pergjigjet kritikave me goleade ndaj Hamburgut. Te gjithe ata qe shihnin nje ekip ne krize identiteti iu desh dje qe te terhiqnin fjalet pas 6 golave qe i shenuan djemtEuml e Van Galit ekipit verior. Keshtu pas tre humbjesh radhazi bavarezet duke pare se Hanoveri mban vendin e trete u mund nga Kelni fituan dhe iu afruan keshtu vetem dy pike vendit te trete i siguron nje vend ne Ligen e Kampioenve vitin e ardhshem. Pas 90 minuteshit ne Allianz Arena Interi eshte i paralajmeruarhellip

Kontestimi

Ne ndeshjen e djeshme rastin e pare per te shenuar gol e kishte skuadra e Hamburgut sulmuesi korat Petric goditi bukur po sfera u ndalua po aq mire nga portieri Kraft. Pas ketij rasti Bajerni u kunderpergjigj me Gomezin ne minuten e 16-te shtatlarti bavarez goditi bukur sferen me koke por mbrojtesi ekstrem i Hamburgut Frenk Rost neutralizoi per mrekulli rrezikun. Me keto dy raste dy skuadrat pothuaj u vetekenaqen dhe nuk rrezikuan me. Per te bere kete loje paksa me terheqese menduan tifozet bavareze qe ne minuten e 29-te u ngriten ne kembe dhe fishkelluan per te konstetuar skuadren e tyre qe e shihnin te humbte prej tre takimesh radhazi Dortmundi Shalke dhe Hanoveri munden Bajenrin.

Shtylle tranverse dhe perseri shtylle

Pas 30 minutave te para te takimit djemte e Van Galit te zgjuar edhe nga kontestimii tifozeve pak nga pak fituan terren duke shtypur miqte ne zonen e vet. Ne fillim Gomez dergoi topin ne shtylle edhe pse me pare i iku mjaft mire nje mbrojtesi dhe portierit. Po ne ate aksion sfera nga shtylla perfundoi ne kembet e Mylerit qe me porten bosh nuk shenoi pasi e dergoi sferen ne tranverse. Dyshja e sulmit baravez nuk i besoi syve per rastin qe nuk shfrytezoi. Pas kesaj mundesie ne zonen e Hamburgut shkoi edhe mbrojtesi I Bajernit Van Byjten shtalarti belg pas nje harkimi te Riberise dergoi sferen drejt portes se Rostit qe e devijoi ate ne tranverse. Keshtu pas ketyre rasteve Bajerni nuk leshoi terren dhe provoi perseri kesaj radhe ishte vete Arjen Roben 40 qe nga e djthta me te hyre ne zone leshoi nje silur drejt Rostit qe nuk mundi te bente dot azgje per te evituar golin e pare.

Roben 2 Riberi MylerhellipVesterman

Ne fraksionin e dyte te lojes formacioni i Van galit u fut ne fushe per te mbyllur gjithcka. Vetem dy minuta nga fillimi i pjeses se dyte Robeni shenoi nga nje goditje standarde trajektorja e topit nuk qe e veshtire por Rost u genjye nga Gomezi qe u mundua ta godase sferen. Pak minuta me pas erdhi edhe goli i trete. Ishte perseri Roben qe shfrytezoi me se miri nje asist te Riberise kaloi nga e djathta duke lene pas pas mbrojtesin dhe portierin. Pas pesimit te ketij goli Hamburgu i Armin Veh si Van Gali do te largohet ne fund te seoznit nuk beri me rrezistence dhe i la ruge te lire Bajernit qe me Riberine shenoi edhe golin e katert. Pokeri bavarez ishte mjaft i bukur Roben i dha nje assist Riberise qe mposhti ne duel shpejtesi nje mbrojtes dhe nga nje pozicion i veshtire realizoi duke i ngritur nje parabel Rostit. Pak minuta me pas erdhi radha e Mylerit. I riu mori nje top nga Altintop I mori vendin Robenit dhe me shume fat arriti qe te reazlioi golin e peste. Themi keshtu pasi sfera per pak sa nuk u ndalua mes kembeve te mbrojtesit eksterem te Hamburgut. Perpos ketyre aksioneve duhet thene se perla e dites u pa ne aksionin qe solli golin e gjashte Riberi qe dje ishte ne formen e tij me mire u tall me Kaccarin dhe me pas futi sferen ne mes te zones aty ku ishte gati Myler per te shtyre brenda. Por rolin e sulmuesit te Bajernit e mori mbrojtesi i Hamburgut Heiko Vesterman qe pa dashje realizoi ne porten e vet. Ne minutat ne vazhdim Bajerni nuk shenoi pasi u sigurua se lajmi do te shkonte deri ne Milano prej nga ku do te udhetojne rivalet e ardhshem te marten Bajerni pret Interin ne takimin e kthimit te vlefshem per 1/8-at e Liges se Kampioneve kujtojme se ne takimin e pare Bajerni mposhti ne itali Interin 1-0.

Bie Borusia Eintrakti shenon golin e pare

Surprizen diten e djeshme e beri Hofenhaimi qe ne shtepine e vet mundi skuadren e Borusias se Dormundit. Golin e vetem per vendasit e realizoi Ibisevic. Nderkohe qe nga ana tjeter Shalke 04 arriti te mpshte Eintraktin e Frankfurtit me rezultatin minimal 2 - 1. Miqte u kenaqen vetem me faktin se gjeten golin per here te pare te 2011-es shenoi Tzavellas. Fitore te rendesihme mori edhe Kaizerslauterni qe vetem ne minuten e fundit mposhti Frajburgun. Nderkohe i befasishem ishte rezultati ne Vofsburg. Ujqerit u munden ne shtepine e vet nga Nyrembergu 2-1. Per skuadren e Litbarskit kjo ishte humbja e gjashte ne shate takimet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›