E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë/Basha inspekton zonat e përmbytura

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka inspektuar zonat e prekura nga përmbytjet në qarkun e Lezhës,ku është njohur nga afër me situatën të cilën e ka përkufizuar si mjaft problematike, por është shprehur se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këto përmbytje. Ai ka deklaruar se qarku i Lezhës mbetet më i prekuri nga rreshjet e shiut, por si shtabet e emergjencave civile ashtu edhe drejtuesit e pushtetit vendor kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e dhëna për të përballuar situatën. Basha i ka cilësuar ndërhyrjet e kryera para rreshjeve, por edhe ato që po kryhen aktualisht si eficente. Sipas Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha të gjitha familjet, shtëpitë të të cilëve janë prekur nga
përmbytjet do të inspektohen për të përcaktuar dëmet,dhe për të marrë edhe masa për t'u ardhur në ndihmë.
Situata e krijuar në qarkun e Lezhës pas rreshjeve të shiut, nuk duhet të
përdoret politikisht, por duhet të gjejë bashkëpunimin e të gjithë faktorëve për të përballuar këtë situatë. Me këtë mënyrë i është drejtuar ministri Basha liderit të opozitës, që të mos e përdorë këtë situatë për të bërë propogandë.
Ministri Basha i cili shoqërohej edhe nga drejtues të pushtetit vendor dhe shtabit të emergjencave civile ka inspektuar edhe hidrovoret kullues,dhe sipas tyre gjithçka është nënkontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›