E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pogradeci, turizmi dyfish

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha deklaroi dje se kete vere, Pogradeci do te terheqe turiste me shume se kurre me pare si pasoje e investimeve te medha te qeverise shqiptare dhe te qeverive te vendeve mike te Shqiperise, per liqenin e ketij qytetit. Kete deklarate kreu i qeverise e beri gjate perurimit te impiantit te pastrimit te ujerave te liqenit te Pogradecit, se bashku me ambasadorin e qeverise gjermane ne Tirane, Bernd Borchard. Ky projekt i rendesishem per pastertine e liqenit, ka nje vlere prej 10 milione euro dhe eshte nje projekt i perbashket i qeverise shqiptare me ate gjermane. Sipas kryeministrit Berisha, ky investim se bashku me investimet e tjera ne infrastrukture, te bera nga qeveria shqiptare do ta bejne Pogradecin nje nga destinacionet kryesore per turizmin ne vend. "Autostrada nga njera ane, impianti i perpunimit te ujerave, kanalizimet dhe kolektori, e shnderrojne Pogradecin kete vit, ne qendren turistike me te preferuar te vendit. Une kam bindje se dyndja e turisteve, kete vit do te jete me e madhe se kurre ne historine e ketij qyteti", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se keto dite pritet te inaugurohet edhe autostrada e perfunduar, Korce-Qafe Plloce. Sipas Berishes, me mbrojtjen e liqenit qeveria ka bere edhe mbrojtjen e shendetit te qytetareve te saj, po keshtu edhe mbrojtjen e specieve te rralla qe rriten ne kete liqen. Sipas Berishes, pas perfundimit te projektit per sigurimin e ujit 24 ore dhe impiantit per ujerat e zeza se shpejti do te filloj faza e dyte e kanalizimeve ne tere qytetin. Po keshtu sipas kryeministrit Berisha, qeveria eshte e vendosur ti vazhdoj projektet e saj per permiresimin e jetes se qytetareve jo vetem ne Pogradec por ne te gjithe vendin. "Interesat tuaja jane rruge te asfaltuara dhe une ju garantoj se ne keto zona dhe ne mbare Shqiperine, nuk do te mbetet meter rruge e paasfaltuar. Interesat tuaja jane; uje te pijshem dhe une ju siguroj se gjate mandatit te dyte cdo shtepi ne Shqiperi, do te kete uje brenda saj. Interesat tuaja jane kanalizimet, shkolla moderne per femijet tuaj", premtoi kryeministri Berisha nga Pogradeci. Sipas Berishes, qeveria eshte e vendosur qe cdo fshat te ketij vendi ta shnderrojme ne nje lagje te vogel qyteti, ne menyre qe qytetaret te permbushin detyrimet ndaj familjeve te tyre dhe te kene edhe lehtesirat e nevojshme infrastrukturore. Po keshtu kryeministri Berisha gjeti rastin t'i bente thirrje te gjithe qytetareve pa pasaporta, qe te aplikonin per kartat e reja te identitetit ne menyre qe te kishin mundesi te votonin brenda standardeve, ne zgjedhjet e ardhshme zgjedhore.

Donacionet

Ambasadori i Gjermanise ne Tirane, Bernd Borchard deklaroi se Gjermania ka vene ne dispozicion te Shqiperise, qe prej vitit 1988, nje shume te pergjithshme prej me shume se 800 milione euro, e cila do te perdoret ne infrastrukture.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›