KQZ sot vendim per listat e kandidateve PD e PS
Sipas përfaqësuesve socialistë, jo vetëm PS ka tejkaluar afatet me 1 orë e 30 minuta por edhe PD ka dorëzuar dokumentacionin 15 minuta me vonesë.
TIRANE- KQZ do të marrë sot një vendim mbi tejkalimin e afateve ligjore të dorëzimit të listave të deptuetëve nga dy partitë e mëdha, PS e PD. Tejkalimi I afateve u bë objekt debati në mbledhjen e djeshme të KQZ.
KQZ kishte lënë afat orë n 20.00 të datës 19 maj për dorëzimin e listave. Duke hasur në vonesat e dy partive të medha, KQZ la afat deri në mesnatë, si orari që parashikon ligji për dorëzimin e listave.
Sipas përfaqësuesve socialistë, jo vetëm PS ka tejkaluar afatet me 1 orë e 30 minuta por edhe PD ka dorëzuar dokumentacionin 15 minuta me vonesë. Nga ana e përfaqësuesve demokratë deklarata është hedhur poshtë me pretendimin se lista është dorëzuar brenda afateve.
Drejtoria juridike e KQZ po shqyrton dokumentacionin e kandidatëve për deputetë të 40 partive që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
(s.g/BalkanWeb)