Olldashi: Rama pranon me dokumente se toka në qendër është publike
Ministri: Ja 3 dokumentet ku Rama pranon vetë se trualli
ndërmjet “Rrugës së Kavajës” dhe Durrësit është pronë publike
Toka mes “Rrugës së Kavajës” dhe “Rrugës së Durrësit”, është shtetërore, madje këtë version e ka pranuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Këtë fakt e ka deklaruar dje ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, i cili ka publikuar tre dokumente, ku Bashkia e Tiranës pranon se trualli në qendër të Tiranës është pronë publike. Ministri Olldashi doli dje para shtypit, për të sqaruar edhe një herë pozicionin e Ministrisë së Punëve Publike, kundrejt problemit të lulishtes në kryqëzimin e “Rrugës së Durrësit” dhe “Rrugës së Kavajës”. “Nga Bashkia e Tiranës po vazhdohet të gënjehet në mënyrë të paskrupullt veçanërisht për pronësinë e truallit dhe për këtë e ndjej të nevojshme që të verifikoj dhe t’ju jap argumente shtesë, që përse Ministria e Punëve Publike është në të drejtë, si dhe të përpiqemi së bashku të gjejmë cilat janë motivet që detyrojnë Bashkinë e Tiranës, zyrtarët e saj, madje edhe deputetë të Partisë Socialiste të kryeqytetit të gënjejnë në mënyrë të paskrupullt përpara jush”, - tha ministri Olldashi. Ai tha se “nuk do të përdor më argumentet e qeverisë se ky është truall publik, por vendosi të vërë në dispozicion disa shkresa të vetë Bashkisë së Tiranës”. Më pas me radhë ai ka treguar tri shkresat për gazetat. “Kjo është një shkresë e firmosur nga administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, z. Dritan Agolli, më datë 1 prill 2009, drejtuar zotit Patriot Çobaj, drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Tiranë. Nuk besoj që meqenëse data e shkresës është 1 prilli, zoti Agolli të na ketë gënjyer për hir të festës”, - tha Olldashi. Ai citoi se në këtë shkresë thuhet: “Nga verifikimet që u kryen me Hartat Treguese të Pasurisë dhe Librin e Ngastrave, rezulton se brenda konturit të pronës së këtij subjekti, bëhet fjalë për familjen Kika, figuron pronë shtetërore publike trotuar e rrugë me nr. Pas. 2/102, 2/9 3, 2/88 trotuar dhe lulishte me nr. Pas 2/89, 2/90, si dhe Dhoma e Tregtisë me nr. Pas 2/95”. Mbi bazën edhe të kësaj shkrese të administratorit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Avokatura e Shtetit ka kërkuar autorizimin për të ndërhyrë dhe për të rrëzuar një vendim të parregullt të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Dhe për ta bërë këtë, është dashur të lëshohej autorizimi i Bashkisë së Tiranës. Më tej, - ka sqaruar ministri Olldashi, - më datë 17 korrik 2009, zyra e Avokaturës së Shtetit, zyra e Tiranës, i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që të japë autorizimin për të proceduar për goditjen administrative të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që njeh si pronar familjen Kika në truall shtetëror. “Nga analiza që ne i bëjmë këtij vendimi na rezulton se ndaj tij duhet të ushtrojmë ankim, por në zbatim të nenit 5, germa “e” e ligjit është e nevojshme marrja e autorizimit nga ana juaj, pra nga ana e Bashkisë”, - tha Olldashi. Ai sqaroi më tej se ka qenë Bashkia e Tiranës, e cila në mënyrë korrekte i është përgjigjur kësaj shkrese, por kësaj here me firmën e kryetarit të saj, zotit Rama. Shkresa mban datën 29 korrik 2009 dhe thuhet: “Bashkia e Tiranës me shkresën e datës 1 prill drejtuar Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në lidhje me pronën e subjektit, z. Osman Kika (trashëgimtarëve të tij), ka shprehur vullnetin e saj për mosprocedim me kthim fizik. Sa më sipër në përmbushje të detyrimit ligjor të përcaktuar në ligj, autorizoj ndjekjen e procedurës ligjore nga institucioni juaj, pasi me vendimin e “206” të 26 qershorit 2009, Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Tiranë është cenuar prona publike shtetërore, pasqyruar në zonat e përcaktuara në hartën treguese bashkëlidhur”. “Të gjitha këto dokumente që ne vëmë në dispozicion, tregojnë vetëm një gjë, që zoti Rama dhe e gjithë Bashkia e Tiranës janë qartësisht në dijeni të faktit që ajo është një pronë publike, e cila është shkelur në mënyrë të parregullt. Se cilat janë shkaqet që e detyrojnë Edi Ramën, Bashkinë e Tiranës dhe deputetët socialistë të dalin dhe të gënjejnë në mënyrën më të pahijshme, kjo është lehtësisht e marrë me mend”, - ka nënvizuar ministri Olldashi. Ai vijoi se nuk ka asnjë gjë tjetër që do ta detyronte një korpus zyrtarësh dhe politikanësh të dilnin dhe të gënjenin publikisht para të gjithëve, përveçse interesave më të pista që janë të lidhura me këtë truall dhe që janë afër zyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. “Unë u tregova shkresat ku dhe vetë Edi Rama pranon që vetë prona është publike, ku administratori i Përgjithshëm i Bashkisë i drejtohet Avokaturës së Shtetit, duke i thënë që kjo pronë është publike. Ndërkaq, ata befas dalin dhe thonë që kjo pronë nuk është më publike dhe se shteti po cenon pronën private. Atëherë të gjithëve na lind e drejta që të bëjmë pyetjen se kush fshihet pas gënjeshtrave të zotit Rama, interesat e kujt dhe sa vlejnë këto interesa në para?”, - tha Olldashi.