Meta: Ne dhjetor marrim statusin e vendit kandidat Nga Qamil Xhani
Pas miratimit te tre ligjeve nga Kuvendi, kreu i LSI-se, Ilir Meta shprehet se ne muajin dhjetor do te behet e mundur marrja e statusit te vendit kandidat. Ne takimin e zhvilluar dje ne Devoll, Meta tha se kalimi i tre akteve ligjore u be i mundur fale kembenguljes dhe kontributit te forces politike qe ai drejton. “Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force qe me durim dhe me kembengulje arriti te mbledhe Kuvendin e Shqiperise ne kulmin e fushates elektorale ne menyre qe te miratoheshin me konsensus tre ligjet te cilat ne dhjetor do t’i japin Shqiperise statusin e vendit kandidat”,- tha kreu i LSI-se. Ne takimet e zhvilluara ne Devoll, Meta u ndal dhe ne programin e LSI-se duke u shprehur se kjo eshte e vetmja force qe ka si qellim punesimin e shqiptareve dhe vendosjen e ekonomise ne ritmin e duhur te zhvillimit. Meta tha se nuk mund te kete nje zhvillim te ekonomise, pa nje rimekembje te bujqesise. “Programi yne per punesimin nis me rimekembjen e shpejte te bujqesise dhe industrise agro-perpunuese qe eshte nje baze teper e rendesishme per te gjithe zhvillimin e Devollit, qe eshte nje baze shume e rendesishme per te rritur me tej punesimin dhe mireqenien e te gjithe komunitetit tuaj”,- tha Meta. Ai shtoi se programi i LSI-se ka te beje me hapjen e vendeve te reja te punes ne te gjitha bizneset e reja qe do te stimulohen permes politikave nxitese fiskale. “Cdo sipermarres, per cdo vend te ri pune, te mbeshtetet nga qeveria dhe nga shteti permes nje subvencionimi konkret, ne menyre qe cdo i ri dhe cdo e re qe kerkon nje vend te ri pune dhe qe nuk ka nje eksperience apo formimin e duhur profesional perseri te mbeshtetet dhe subvencionohet nga qeveria dhe nga shteti qe te nise i sigurt jeten e tij permes punes”,- u shpreh Meta. Kryetari i LSI-se u shpreh se pas 23 qershorit do t’i kushtohet rendesi punesimit te te rinjve ne baze te merites dhe aftesive te tyre. “Devolli ka nevoje per te qene ne qender te vemendjes, jo thjesht te nje grupi apo te nje klani te caktuar, por ne qender te vemendjes per t’u dhene mundesi per te punesuar ne administraten publike dhe njekohesisht ne sektorin privat te gjithe devollinjve ne baze te meritave dhe te vlerave dhe jo thjesht ne baze te lidhjeve te caktuara”, - tha kreu i LSI-se. Meta ka folur dhe per rezultatin qe kjo force politike pritet te marre ne zgjedhjet e 23 qershorit. “Ne ecim te sigurt drejt fitores se dy mandateve ne Qarkun e Korces me 23 qershor dhe Devolli do te jete i perfaqesuar ne te gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe rajonale”,- u shpreh kreu i LSI-se, Ilir Meta.
INTEGRIMI
“Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force qe me durim dhe me kembengulje arriti te mbledhe Kuvendin e Shqiperise ne kulmin e fushates elektorale ne menyre qe te miratoheshin me konsensus tre ligjet te cilat ne dhjetor do t’i japin Shqiperise statusin e vendit kandidat”,- tha kreu i LSI-se.
INTEGRIMI
“Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force qe me durim dhe me kembengulje arriti te mbledhe Kuvendin e Shqiperise ne kulmin e fushates elektorale ne menyre qe te miratoheshin me konsensus tre ligjet te cilat ne dhjetor do t’i japin Shqiperise statusin e vendit kandidat”,- tha kreu i LSI-se.