Olldashi: Rama të na dorëzojë “Unazën e Tiranës”
Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për ndërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, Ministri i Transporteve, Olldashi u deklarua për mediat edhe për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës.
TIRANE- Qeveria nuk tërhiqet për Unazën e Madhe të Tiranës. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ripërsëriti sot qëndrimin e qeverisë për të ndërtuar Unazën e Madhe të Tiranës.
Deklarata u bë sot gjatë inspektimit që Ministri Olldashi po u bën punimeve që po kryhen përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Në një prononcim për mediat, ministri Olldashi deklaroi se "rikonfirmoj vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të investuar edhe në infrastrukturën e kryeqytetit".
Sipas kreut të MPPTT-së, "një projekt madhor është Unaza e Madhe e Tiranës, për të cilën ne kemi kërkuar nga Bashkia vënien në dispozicion të projektit dhe po presim përgjigjen e tyre, e cila shpresoj të jetë pozitive, në mënyrë që të fillojë menjëherë puna", ndërsa shtoi se "është më mirë për qytetarët shqiptarë, që Unaza e madhe e Tiranës të fillojë sot dhe të përfundojë brënda vitit, sesa të presë deri në vitin 2012".
Duke kërkuar që Bashkia e Tiranës të mos shndërrojë çështjen e Unazës, në një çështje politike, Olldashi deklaroi se "ne kemi fondin në dispozicion, qoftë për shpronësimin, qoftë për ndërtimin e saj, ndaj është më mirë që t'a dorëzojnë projektin, pasi të lësh kryeqytetin pa Unazë edhe për 3 vjet, nuk është ndonjë gjë fort e mënçur".
(d.b/BalkanWeb)