Shpërthim në një pikë gazi, plagosen dy persona
Shpërthimi ndodhi në një pikë të shitjes së gazit ne Durres në momentin që dy punonjës po pastronin bombolat e gazit. Si pasojë te dy punëtorët e pikës së gazit janë plagosur rëndë. Policia dyshon se shkak ka qene nje llampe elektrike
DURRES-Shpërthimi i një bombole në një pikë gazi nga pakujdesia ka shkaktuar mesditën e sotme dy të plagosur në Durrës. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se shpërthimi i bombolës ndodhi në një pikë të shitjes së gazit që ndodhej pranë mbikalimit të trenit në momentin që dy punonjës po pastronin bombolat e gazit. Si pasojë dy shtetas, pikërisht punëtorë te pikës së gazit janë plagosur rëndë nga flakët që u përhapën menjëherë në vendngjarje. Të njëjtat burime bënë të ditur se shtetasit e plagosur janë Vullnet Kotorri dhe Gramoz Goga nga Durrësi. Të dy shtetasit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të pakujdesisë. Mesohet se ka qene nje llampe elektrike ajo qe eshte bere shkas per shperthimin e bomboles. Vazhdojnë hetimet pët zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)