Olldashi Stop subvencionimeve per ujesjellesit
Qeveria nuk do te subvencionoje me ndermarrjet e Ujesjellesave per humbjet financiare te tyre. Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ka deklaruar gjate nje seminari me perfaqesues te Bankes Boterore se investimet per rrjetin e ujesjelles-kanalizimeve do te vazhdojne por nga buxheti i shtetit nuk do te jepen me para me qellim kompensimin e humbjeve qe shkaktohen nga keq-menaxhimi i ketyre ndermarrjeve. Jo gjithmone buxheti i shtetit duhet te jete i gatshem te paguaje borxhet qe akumulon ndermarrja. Ne fund te fundit kjo eshte nje detyre qe i takon njesive te qeverisjes vendore te cilat jane aksionere te ndermarrjeve te ujesjellesve. Por duhet qe kete rol ta ushtrojne dhe jo ta vezhgojne- u shpreh Olldashi. Sektori i ujesjelles-kanalizimeve do te jete nje nga shtyllat ne strategjine e re te partneritetit mes Shqiperise dhe Bankes Boterore. Ekspertet e ketij institucioni financiar nderkombetar deklaruan se rrjeti i ujesjelles-kanalizimeve ne vendin tone ka probleme te shumta qe lidhen me nivelin e larte te humbjeve shperdorimin e ujit te pijshem dhe kanalizimet e dobeta.
29 Shtator 2010