Te ardhurat personale qytetaret do te tatohen per sa fitojne ne muaj
Te gjithe qytetaret shqiptare mbi moshen 18 vjec do te fillojne qe nga viti 2012 te dorezojne te Tatimet deklaraten e te ardhurave vjetore qe kane fituar dhe ne baze te tyre do te behet perllogaritja e taksave qe duhet te paguajne ne shtet. Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave miratoi dje propozimin e qeverise qe i detyron te gjithe individet te deklarojne te ardhurat e tyre vjetore te Tatimet. Projektligji Per tatimin mbi te ardhurat i propozuar nga qeveria parashikon qe cdo individ apo i vetepunesuar duhet qe te dorezoje brenda dates 30 prill te vitit pasardhes deklaraten vjetore te te ardhurave. Skema parashikon qe kategori me te ardhura te ndryshme te mos kene tatim te njejta mbi te ardhurat. Sipas ketij ligji perjashtohen nga tatimi dy kategori te vetepunesuarit me nje qarkullim vjetor deri ne 2 milione leke dhe individet qe kane realizuar te ardhura vjetore deri ne 200 mije leke. Ligji njeh si shpenzime te zbritshme vetem interesat e kredive per shkolle dhe shpenzimet shendetesore per individet me kushtin qe te ardhurat e tyre te jene me te uleta se 800 mije leke ne vit. Sipas Bodes keto ndryshime jane teper te rendesishme dhe te domosdoshme per te plotesuar njerin prej elementeve me thelbesore te axhendes se integrimit te Shqiperise ne BE ate te plotesimit te standardeve te deklarimit te te ardhurave nga individet.
Deklarimi
Qytetaret shqiptare do te plotesojne nje here ne vit deklaraten e te ardhurave te tyre ne te cilen do te perfshihen edhe shpenzimet e zbritshme si dhe shkalla tatimore. Ne rast se bilanci del pozitiv fitimi do te taksohet serish. Ndersa kur rezultati eshte negativ kompensimi do te behet nga qeveria. Deklarimi i te ardhurave personale behet edhe ne vendet e tjera europiane dhe synon qe te pasurit te paguajne me shume taksa ndersa te varfrit te kompensohen nga qeveria. Projekti zgjeron gjithashtu rrethin e te ardhurave te tatueshme qe duhet te deklarohen duke perfshire edhe fitimet nga lojerat e fatit si dhe te ardhurat nga trashegimia te dyja keto pjese qe kane qene te perjashtuara nga deklarimet e derisotme. Ne deklaraten vjetore qytetareve do tu konsiderohen si shpenzime interesat e kredive te cilat do te njihen dhe do te zbriten nga taksat e paguara interesat e kredive per shkollim si dhe pjeserisht shpenzimet per mjekim te pambuluara nga sigurimi i detyrueshme per femijet dhe personat ne kujdestari. Numri individual qe eshte ne kartat e identitetit do te shnderrohet ne kod fiskal per individet brenda vitit te pare - u shpreh ministri Bode.
Cilat duhen deklaruar
Projektligji parashikon dispozita te detajuara mbi deklarimin e te ardhurave jo vetem per tatimpaguesit individe e cila tashme ekziston por edhe per kategori te tjera duke perfshire ne kete skeme te vetepunesuarit rezidente dhe jorezidente. Ne dispozitat qe parashikojne te dhenat mbi te ardhurat bruto sipas nenit 13 pika 2 e projektit perfshihen te dhenat bruto nga pagat te ardhurat e tjera nga marredheniet e punesimit te ardhura bruto nga dividentet per pjesemarrje ne shoqerite tregtare apo veprimtarite e biznesit te ardhura bruto nga qiraja apo shitja e sendeve te paluajtshme ne pronesi te deklaruesit te ardhurat ne interesat bankare te ardhurat nga pronesia intelektuale shuma bruto te fituara nga lojerat e fatit te ardhura nga skema e sigurimit suplementar trashegimia dhe dhurimi.
Bode Ligji ka rendesi na perafron me standardet e BE-se
Ne raportimin e tij ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise ministri i Financave Ridvan Bode e percaktoi kete ligj si me mjaft rendesi pasi zgjeron dhe formalizon rrethin e te ardhurave dhe me lojerat e fatit si dhe trashegimine. Qellimi i ketij projekti eshte formalizimi i metejshem i te ardhurave qe sigurohen nga individet dhe rritja e nivelit te vetedeklarimit te ketyre te ardhurave ne nivelin dhe shkallen e shtrirjes se detyrimit per te vetedeklaruarit. Element i rendesishem eshte plotesimi i deklarates vjetore te te ardhurave me numrin e kartes vjetore te identitetit te individit pra unifikimin e numrit te deklarates me numrin e kartes se identitetit cka do te krijoje mundesine shume shpejt qe numri individual te shnderrohet ne kod fiskal per individet brenda vitit te pare. Kjo do te beje qe te kemi nje identifikim te plote te individit edhe ne pagimin e taksave. Kjo tashme eshte lehtesisht e realizueshme pasi ne kemi nje numer unik edhe ne kontribute edhe ne veprimtari te tjera te individit - tha ministri i Financave.
Opozita Qeveria eshte e paafte ta administroje kete proces
Miratimi i ketij projektligji shkaktoi debate dhe u kundershtua prej opozites. Sipas deputetit socialist Arben Malaj implementimi i ketij ligji eshte shume i veshtire pasi vendi yne ka nje ekonomi qe ende nuk eshte formalizuar. Opozita ka qene parimisht dakord me vendosjen e standardit europian te deklarimit te te ardhurave por ajo ka kundershtuar variantin e paraqitur nga qeveria. Sipas socialisteve ne kete deklarate duhet te perfshihen kategori te tjera shpenzimesh. Arrin kjo administrate apo jo te menaxhoje dhe te perpunoje 2 milione deklarata Ketu vijme te komprometimi i qellimit te ligjit. Ne mendojme qe duhet te kete kategorizime individesh dhe familjesh dhe kategori shpenzimesh akoma me te gjera sesa keto. Ne mendojme se kategoria e shpenzimeve qe njihen dhe kategoria e qytetareve qe perfitojne duhet te jete me e gjere- tha deputeti socialist Arben Ahmetaj. Por shqetesimi me i madh i opozites ka te beje me faktin se a do te jete e afte qeveria shqiptare ta realizoje kete reforme qe konsiderohet si nje nga me te rendesishmet.
29 Shtator 2010