Deklarimi i te ardhurave ligji kalon ne Kuvend
Kuvendi filloi shqyrtimin e ndryshimeve te propozuara nga qeveria ne ligjin Per tatimin mbi te ardhurat personale sipas te cilave cdo qytetar do te duhet te deklaroje te ardhurat dhe shpenzimet ne fund te cdo viti duke plotesuar nje deklarate tatimore. Vete Ministri i Financave Ridvan Bode mbrojti dje para Komisionit te Ekonomise ndryshimet e propozuara nga qeveria duke i cilesuar ato nje hap te metejshem ne formalizimin e ekonomise. Deklarimi i te ardhurave do te behet nga cdo i punesuar qe perfiton me shume se 200 mije leke ne vit. Pjese e te ardhurave qe do te tatohen jane ato qe rrjedhin si rezultat i ushtrimit te nje veprimtarie fitimet nga lojerat e fatit te ardhurat nga trashegimia etj. Sipas Bodes ligji synon rimbursimin e taksave qe jane paguar me teper. Ne qofte se nje individ ka paguar gjate vitit me shume se sa 10 per qind parashikohet nje mekanizem qe te behet rimbursimi i te gjithe pagesave permbi kete nivel dhe te paguhen ata qe me te ardhurat e deklaruara nuk kane paguar gjate periudhes 12 mujore nivelin prej 10 per qind te taksave - tha Bode.
Pas plotesimit te deklarates administrata tatimore ben llogarite midis te ardhurave dhe
shpenzimeve e me pas shumen e dale e taton me 10 per qind. Nese ne fund te perllogaritjes diferenca eshte pozitive qytetari eshte i detyruar qe brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se deklarates tatimore te paguaje tatimin. Sipas dispozitave te parashikuara ne propozimin e qeverise i cili pritet te filloje se zbatuari ne vitin 2012 nese diferenca eshte negative tatimet ia kthejne deklaruesit shumen e taksave te paguara me teper ose me pelqimin e tij kjo shume mund te perllogaritet si pagese e kryer per vitintatimor vijues. Nga ana tjeter deputetet socialiste anetare te komisionit e cilesuan si te pazbatueshem kete ligj ne Shqiperi. Sipas deputetit Arben Ahmetaj numri i larte i deklaratave tatimor rreth 1.5 deri 2 milione qe pritet te plotesohen sjell nje volum te madh per administraten tatimor per te percaktuar detyrimin e secilin ku nuk mund te mungojne edhe rastet e gabimeve te cilat denohen rende nga ligji. Nderkohe deputeti Arben Malaj theksoi se ligji krijon pabarazi midis tatimpaguesve pasi eshte e pamundur verifikimi i atyre qe nuk jetojne ne vend. Ky ligj krijon pabarazi mes tatimpaguesve sepse ketu ka tatimpagues te perjashtuar ka nje problem me menyren se si do te verifikohen jorezidentet. Ligji ka nevoje per me shume diskutim per penalitetet per zbatimin per kohen e hyrjes ne fuqi dy vjetet e para mund te jete pa penalitete qe te afrojme njerezit - tha Malaj. Ligji parashikohet te filloje se zbatuari ne vitin 2012.