E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi akuza Ramës: Shiti lirë truallin tek “Tajvani”

TIRANE- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi akuzon kreun e bashkisë së Tiranës Edi Rama për aferë në shitjen e truallit ku është ndërtuar kompleksi “Taivani”, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë hotel Dajtit.

Sipas ministrit Olldashi shitja e truallit është bërë në kundërshtim me ligjin dhe ky akt u ka kushtuar qytetarëve kryeqytetas 2.6 milionë euro. Sot, në një konferencë për shtyp , Ministri i Transporteve tha se Rama e ka shitur truallin me sipërfaqe 1350 metra katror për interesa të tij personale, me nje cmim më të ulët se sa vlera e tregut.
“Kjo është një tjetër vjedhje që faktojmë” tha Olldashi, duke shtuar se nuk do t|i drejtohet Prokurorisë , por me bërjen publike të cështjeve organi i akuzës duhet të tregojë interes për hetim
Në përfundim kreu i Ministrisë së Transporteve tha se do të vijojë me denoncimet e rasteve të tjera të ngjashme.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›