Patozi: Denoncojmë ultimatumin e Ramës. Përpjekje për rrëzimin e shtetit
TIRANE- Lidhur me afatin kohor të vendosur nga e majta për qeverinë për hapjen e kutive, PD e akuzoi sot kreun e socialistëve se po bën përpjekje për të përmbysur shtetin. Gati njëherazi me deklaratën e kreut të socialistëve Edi Rama për hapjen e kutive, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
“E denoncojmë si përpjekje për të permbysur shtetin kushtetues. Grupi i PD e fton qe ultimatumi tia coje Don Gramozëve, pasi ultimatumi i Rames aspirohet nga familja e tij mafioze e Don Gramozit dhe ndihmësve te tjere si ata”, tha Patozi në një prononcim për mediat.
Sipas Patozit, thirrjet e Ramës për hapjen e kutive dhe ultimatumet deri në hapjen e tyre, janë qartazi thirrje kundër rendit kushtetues. “Thirrja për të përmbysur me forcë rendin kushtetuesm, dëshmon se ky pinjoll i diktaturës dhe njëkohësisht bos i familjes më të rrezikshme mafioze të vendit po kërkon të dhunoje vullnetin e shqiptareve që deshmuan me 28 Qershor”.
Patozi tha se në emër të PD i thotë kreut të socialistëve se “ultimatumet dhe dhuna janë rruga e vetme që Rama të firmosë humbjen e turpshme të tij në zgjedhje”. (d.b/BalkanWeb)