E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje në Kosovë, rezultatet ende në pikëpyetje

Madje KQZ është duke vazhduar punën në numërimin e votave, të atyre me kusht dhe me postë, si dhe numërimi i votave nga ato qendra votimi në të cilat dyshohet se ka pasur parregullsi. Por anëtarët e KQZ-së fajin ia hedhin Qendrës për Numërim dhe Rezultate, e cila sipas tyre nuk po punon me kapacitete të plota, andaj publikimi i rezultateve nuk pritet të bëhet para ditës së mërkurë.

Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, vonesën e publikimit të rezultateve finale për kryetar komunash dhe asamble komunale e arsyeton me vazhdimin e punës që bën Qendra për Numërim dhe Rezultate, duke thënë se KQZ-ja do të dalë me rezultate pasi që Qendra për Numërim të përfundojë punën.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›