Panairi Klik Ekspo Grup, demonstrim spektakolar i forcave komando
Demostrime me pistoleta, snajper, helikopter apo edhe shuarjen e zjarrit, zhytjet në ujë e deri të makinat që ecin në rrugë të vështira, janë realizuar nga forcat komando në Zallherr. E organizuar nga Klik Ekspo Grup me pjesëmarrjne e zëvendësministrit të Mbrojtjës, Arjan Starova si dhe të ambasadorëve të huaj që ndodhen në Tiranë dhe të biznesmenëve që i dhanë frymë këtij aktiviteti, në regjimentin komando janë realizuar një sërë demostrimesh si dhe janë ekspozuar paisje të ndryshme, si armë të llojeve të ndryshme, pajisje për shuarjen e zjarrit, makina si dhe motorskaf.
Më pas në këtë aktivitet Forcat e Armatosura Shqiptare kanë realizuar demostrimet e përgatitura duke treguar edhe një herë përgatitjet e tyre. Por ky aktivitet pak më ndryshe do të jetë edhe në hapjen e panairit të organizuar nga Klik Ekspo Grup. Pikërisht në një stend të veçantë do të jenë pajisjet ushtarake si armë të ndryshme, apo edhe makina ushtarake të cilat do të qëndrojnë deri në mbylljen e këtij panairi.