Olldashi ne Kombinat: Duhet te zgjerohet kryesia e PD Rozeta Rapushi
Kandidati per kreun e Partise Demokratike, deputeti demokrat, Sokol Olldashi, u shpreh dje se kjo force politike, duhet te zgjeroje kryesine e saj ne vendimmarrje edhe kryetaret e PD-se ne rrethe. Gjate nje takimi me strukturat e kesaj force politike ne Kombinat, Tirane, Olldashi tha se nje gje e tille eshte e nevojshme per te rritur efikasitetin ne strukturat e PD-se. Me konkretisht, ai kerkoi qe kryetaret e degeve ne rrethe, te jene pjese e Kryesise se Partise Demokratike te Shqiperise. Kjo strukture e vendimmarrjes, si pas tij ne kete menyre do te zgjerohet per te kthyer perfaqesimin politik tek baza e partise. “Kjo do te thote, qe ne kemi nevoje te zgjerojme kryesine e pergjithshme te Partise Demokratike te Shqiperise. Te kemi 36 kryetare te degeve qender rrethi, “ex officio”, anetare te kryesise dhe shtuar ketyre nje korpus anetaresh, te cilet do te bejne kryesine ne teresi. Nga ana tjeter kemi nevoje te ndertojme nje korpus keshillimor apo nje hallke te ndermjetme, jo vendimmarrese, por keshilluese per kryetarin dhe per kryesine. Pra nje grup, i cili ka te gjithe eksperiencen e ndertuar nga PD ne 23 vjet dhe qe e ve ne funksion te drejtimit politik te partise”, - u shpreh Olldashi para anetareve dhe mbeshtetesve te kesaj force politike ne Kombinat. Nga ana tjeter, kandidati per kreun e PD-se tha se per te dominuar terrenin, nder te tjera eshte e nevojshme qe te behet edhe inventarizimi i kontributeve te cdo anetari si dhe te vendosen mekanizma pergjegjesish dhe mekanizma stimujsh. “Kjo do te beje qe e gjithe struktura te jete ne sinkron, dhe i gjithe ingranazhi nga anetari i thjeshte deri tek kryetari i Partise Demokratike te jene ne levizje te njekohshme”, - nenvizoi demokrati. Gjate turit te takimeve te tij, Olldashi ka kerkuar jo pak here edhe rishikimin dhe rivleresimin e kontributeve te anetareve te partise, ne menyre qe gjithsecili te vleresohet dhe ti njihet kontributi i dhene. Ndersa shtoi se PD-ja i ka te gjitha kapacitetet per te fituar perballe mazhorances se re qe ne perballjen e pare elektorale, ne zgjedhjet per pushtetin lokal ne vitin 2015. Olldashi ka kerkuar mbeshtetjen e tij ne zgjedhjet e 22 korrikut, per ne krye te selise blu.
PROPOZIMI
“Ne kemi nevoje te zgjerojme kryesine e pergjithshme te PD. Te kemi 36 kryetare te degeve qender rrethi, “ex officio”, anetare te kryesise dhe shtuar ketyre nje korpus anetaresh, te cilet do te bejne kryesine ne teresi. Nga ana tjeter kemi nevoje te ndertojme nje korpus keshillimor apo nje hallke te ndermjetme, jo vendimmarrese, por keshilluese per Kryetarin dhe per Kryesine. Pra nje grup, i cili ka te gjithe eksperiencen e ndertuar nga PD ne 23 vjet dhe qe e ve ne funksion te drejtimit politik te partise”, - u shpreh dje Olldashi.