Basha: Opozite te gjere ndaj “rilindjes” se mashtrimit Rozeta Rapushi
Partia Demokratike do te jete ne qender te nje opozite te gjere perballe “rilindjes” se mashtrimit. Keshtu u shpreh dje kandidati per kreun e Partise Demokratike, aktualisht kryetar i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, gjate nje takimi me bazen e kesaj force politike ne Koplik, Fushe-Arrez, Puke, Vau Dejes dhe Bushat. Duke sjelle ne vemendje se si mazhoranca e re, cdo dite po tregon se premtimet e saj ishin vetem mashtrime, Basha u kerkoi demokrateve, qe te bashkuar te ndertojne platformen e tyre, per te marre se shpejti ne dore qeverisjen e vendit. “T’ju kujtojme dite per dite zullumqareve se kane ardhur ne pushtet duke premtuar 300 mije vende pune dhe kane filluar te projektojne pushime masive te shqiptareve nga puna, per t’i zevendesuar ata me militante, erdhen ne pushtet duke premtuar heqjen e taksave per 95% te shqiptareve dhe venien ne perdorim te takses progresive por qe dje filluan te thurin vargje per taksen e sheshte te Sali Berishes. Sot, qytetaret shqiptare presin dhe kane te drejte te presin sic kane pritur dhe s’i kemi zhgenjyer asnjehere, alternativen e re qeverisese te Shqiperise”, - u shpreh dje Basha. Pika kryesore e platformes se tij, te cilat nuk ngurroi ti permende para mbeshtetesve te PD-se, jane vleresimi i kontributit te anetareve te PD, qe nga anetari i pare e deri tek anetari me i ri dhe perfshirja e anetaresise ne vendimmarrjen e saj. “Nuk ka arsye se pse, ne guxojme te hedhim hapin historik te zgjedhjes se kryetarit te PD, ne sistemin “nje anetar-nje vote” dhe te ngurrojme qe ta perdorim voten dhe mendimin e anetareve te PD, per cdo vendim ketej e tutje ne PD. Partia Demokratike do te njohe dhe ktheje ne vleresim kontributin historik te cdo anetari te PD”, - theksoi Basha.