E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Policia duhet te kishte parandaluar krimet



Partia Socialiste reagoi dje per situaten e rendit ne vend. Deputeti Saimir Tahiri, ne nje deklarate per mediat, u shpreh se shume prej krimeve te ndodhura gjate diteve te fundit duhet te ishin parandaluar nga forcat. “Nga dhuna dhe vrasjet ne familje, te larja e hesapeve mafioze e deri te rishfaqja e maskave dhe grabitjeve ne rruge, Shqiperia eshte zhytur nen thundren e kriminalitetit. Behet fjale per krime te paralajmeruara, te denoncuara ose krime aq evidente e te hapura, sa Policia e Shtetit duhet ti kishte ditur dhe ti kishte parandaluar perpara se te vinin pasojat fatale”,- u shpreh Tahiri. Deputeti i PS-se ka kerkuar nga forcat e rendit ushtrimin e funksioneve ligjore deri ne marrjen e detyres se qeverise se re te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ai u shpreh se qytetaret nuk meritojne nje tranzicion pushteti te pergjakur si ne vitin 1997. “Megjithese ka nje Kryeminister e nje qeveri ne detyre, shteti eshte lene si mall pa zot, qytetaret jane braktisur ne meshire te fatit ndersa policia eshte kthyer ne agjenci mortore qe numeron viktimat. Ne jemi te bindur se qytetaret meritojne nje tranzicion paqesor te pushtetit, jo tranzicion te pergjakur te pushtetit, me anarki, vetegjyqesi, arme te perhapura ne mase njelloj si ne vitin ‘97, e po keshtu me vrasje, plagosje, grabitje, banda, dhe larje hesapesh”,- u shpreh Tahiri. Deputeti i PS-se, nga Zyra e Kryeministrit te Zgjedhur ka kerkuar qe drejtuesit e forcave te rendit te ushtrojne detyren per te garantuar jeten e qytetareve. “Ndaj i bejme sot thirrje te gjithe punonjesve dhe drejtuesve te ndershem te Policise se Shtetit: Ngrihuni ne kembe e beni detyren per te garantuar sigurine publike dhe paprekshmerine e qytetareve shqiptare!”,- tha Tahiri. Gjate fjales se tij, Tahiri ka folur dhe per programin e Partise Socialiste qe do te nis ne muajin shtator. Ai u shpreh se pas muajit shtator PS do te “rilinde shpirtin” e shtetit ligjor. “Pas shtatorit, do filloje nje kapitull i ri, edhe per Policine e Shtetit. Por deri atehere, mos braktisni ushtrimin e detyres duke lene qytetaret ne meshire te krimit. Jepini qytetareve shqiptar ate qe meritojne, qetesine publike per te jetuar te lire nga kercenimi i krimit. Pas shtatorit, te gjithe bashke, do rilindim shpirtin, misionin dhe fuqine e shtetit ligjor, duke rilindur skuadren e policise se shtetit”,- u shpreh deputeti i PS-se Saimir Tahiri. Ne deklaraten e PS ka pasur mesazhe jo vetem per forcat e rendit, por edhe per ata qe kane ndermend te shkelin ligjit. “I bejme thirrje dhe atyre pak njerezve qe ne keto dite, e cojne neper mend te shkelin ligjin apo te lajne hesape kriminale. Ndaluni dhe beni llogarite mire, perndryshe koha qe forca e ligjit dhe drejtesise te beje llogarite me ju, vjen me shpejt se c’e mendoni!”,- u shpreh dje deputeti i PS-se, Saimir Tahiri.

Programi i PS per 300 ditet e para

Partia Socialiste ka premtuar gjate fushates elektorale “rivenien e Policise se Shtetit ne krye te detyres, ne 300 ditet e para te qeverisjes”. Nje pjese e reformes qe pritet te ndermarre PS pas ardhjes ne pushtet eshte dhe ristrukturimi i sherbimeve policore. Motoja e PS-se gjate fushates ka qene “Nje polici, nje shtet”. Sipas programit te PS-se, pjese e reformes do te jete dhe rritja e pagave per punonjesit e Policise se Shtetit. Nje tjeter angazhim i PS-se per rendin eshte dhe “themelimi i Byrose Kombetare te Hetimit, e ngjashme me FBI-ne ne SHBA, e cila do te kete nje analize te informacionit kriminal”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›